Home » Udhëtim dhe Pushim
Udhëtim dhe Pushim
Sigurimi i shëndetit në udhëtim jashtë vendit është zgjidhja me e mirë për mbulim maksimal nga pasojat e padëshiruara gjatë aksidenteve ose trajtimeve mjekësore emergjente jashtë vendit.
Standard
I përfshin mbulimet elementare:
- Shpenzimet mjekësore emergjente, ndërhyrje kirurgjikale spitalore me mbulim maksimal deri në 30.000 Euro,
- Emergjencat dentare (deri në dy dhëmbë) me mbulim maksimal deri ne 100 Euro,
- Shpenzime për riatdhesim deri në 5.000 Euro
- Shpenzime për aviobilet për të vizituar të sëmurin 100% mbulim
- Shpenzime për akomodim në hotel gjatë vizitës për të sëmurin deri në 350 Euro.
Të nderuar,
Online platforma për shitje është në përpunim e sipër.
Për të marrë polisë udhëtimi ju lutemi drejtohuni në filialen më të afërt që keni të UNIQA
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Komfort
Përveç mbulimeve elementare, e përfshin edhe mbulimin e shtesë si më poshtë:
- Mbulim për paaftësi në varësi të shkallës nga 3.000 deri në 5.000 Euro
Ekskluziv
Përveç mbulimeve elementare dhe mbulimit shtesë, mbulon edhe:
- Vjedhje dhe shkatërrim të bagazhit deri në 500 Euro,
- Vjedhje e bagazhit në automjet deri në 250 Euro,
- Shpenzime për kthim të fëmijëve në vend 100% mbulim,
- Shpenzime për biseda telefonike dhe zëvendësim të dokumenteve për udhëtim 100% mbulim.
Ju lutem plotësojeni fushat e nevojshme, kurse ne do të llogarisim primin e policës dhe do t’ju dërgojmë ofertë në një afat të shkurtër kohor.
Ndërhyrje mjekësore emergjente
Shërbime dentare emergjente
Mbulim i shpenzimeve për aviobilet dhe akomodim në hotel
Vjedhje e bagazhit
Shpenzime për zëvendësim të dokumenteve për udhëtim
Polica për sigurimin e shëndetit në udhëtim mbulon shpenzimet e paparashikuara për ndërhyrje mjekësore në institucionet mjekësore jashtë vendit, si pasojë e ndonjë sëmundjeje ose aksidenti që mund të ndodh gjatë udhëtimit ose qëndrimit jashtë vendit.
Shuma maksimale e shpenzimeve për mjekim si pasojë e sëmundjes/aksidentit është 30.000 Euro për të gjitha zonat.
Me sigurimin e shëndetit në udhëtim do ti shmangni shpenzimet për:
- Trajtim mjekësor emergjent gjatë udhëtimit ose qëndrimit jashtë vendit;
- Medikamente, kontrolle radiografi ose ultratinguj;
- Transport emergjent mjekësorë dhe hospitalizim;
- Shpenzime për riatdhesim të sëmurëve në vendin amë.