UNIQA Insurance Group

UNIQA Insurance Group është një nga grupet lider të sigurimit në tregjet e Austrisë, Europës Qëndrore dhe Lindore. 21,300 punonjësit
dhe partnerë u shërbejnë 15.5 milionë klientëve në 18 shtete. Kapitali i menaxhuar nga kompania është 33 miliardë euro. Si rezultat,
UNIQA Versicherungen AG renditet në segmentin më të lartë të bursës së Vjenës – të ashtuquajturit treg primar. Për vite me radhë,
Standard & Poor’s e ka vlerësuar UNIQA me një vlerësim të qëndrueshëm “A”.

Në UNIQA dhe Raiffeisen Insurance, ne kemi dy brende  të fuqishme që na japin një bazë shumë të mirë për zhvillimin tonë të mëtejshëm.

UNIQA operon në 15 vende në Europën Qëndrore dhe Lindore: Austri, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kosovë, Kroaci, Maqedoni,
Mali i Zi, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki, Republika Çeke, Ukrainë dhe Hungari. Kompanitë e sigurimeve në Zvicër dhe Lihtenshtajn
janë gjithashtu anëtarë të Grupit UNIQA. Klientët aktualë dhe potencialë mund mbështeten në cilësinë më të
lartë të sigurimeve, siguri më të lartë dhe fonde të reja që vetëm kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe me renome si
UNIQA mund t’i ofrojnë.

Misioni  i UNIQA

Afërsia me klientët tanë është pika fillestare e biznesit tonë. Ne jemi të fokusuar në biznesin tonë kryesor të mundësojmë siguri. Ne kujdesemi për
nevojat e klientëve tanë dhe krijojmë zgjidhje të përshtatura për ta. Kjo është e mundur vetëm përmes kontaktit personal, ballë për ballë dhe në
nivel lokal.

Ky angazhim i përshtatet si klientit ashtu edhe ne.

Ne krijojmë lidhje midis njerëzve dhe UNIQA- rreziqet e përditshme i ndryshojnë rrjedhat e jetës, të cilat të siguruara përmes produkteve të
UNIQA i bëjnë “ndryshimet në jetë” pozitive.

Strategjia e UNIQA përbëhet nga pesë pikat kryesore si mëposhtme:

  • Shërbimi – ofrojmë ndihmë të thjeshtë, të përkushtuar dhe të dobishme;
  • Fokusimi tek klientë – ne e shohim veten si përfaqësues të klientëve;
  • Aftësi – ofrojmë zgjidhje bindëse bazuar në përvojën tonë;
  • Inovacion – ofrojmë produkte të reja, moderne;
  • Cilësi – përkushtohemi në përgatitjen e zgjidhjeve individuale.

 

ГЕНЕРАЛИИ

E përbërë prej

40

kompani

Prezente në

18

vende

Punësuar më shumë se

21.300

punonjës

Kujdeset për

15,5

milionë klientë

СЛИЧНО