Home » Sigurimi Kasko
Sigurimi Kasko
Sigurimi Kasko i mjeteve motorike është sigurim i cili mundëson mbulimin e dëmeve te mjetit personal pa marr parasysh shkakun dhe fajtorin.
Sigurim i plotë Kasko
I përfshin rreziqet e mëposhtme:
- Aksidente rrugore si përplasja e automjetit me një objekt fiks ose të lëvizshëm, përmbysja e mjetit motorik,
- Rënie e objekteve të ndryshme mbi automjetin ose goditje me ndonjë objekt tjetër,
- Zjarr
- Ndikim i papritur i jashtëm termik ose kimik
- shpërthime (përveç shpërthimit bërthamor);
- stuhi, breshër, ortek dëbore, përmbytje, vërshime,
- rënia e ndonjë avioni,
- manifestime dhe demonstrata
- akte keqdashëse nga patë të treta
- vjedhje, marrja e kundërligjshme e automjetit dhe grabitje,
Sigurim i pjesshëm Kasko
I përfshin rreziqet e mëposhtme:
- Sigurim vetëm nga vjedhja,
- Sigurim i xhamave,
- Sigurimi i mjeteve motorike në gjendje të palëvizshme
Kasko Plus
- UNIQA për klientët e saj që do të sigurojnë automjetet e tyre ose flotën e biznesit me sigurimin KASKO ofron pajisje me cilësi të lartë GPS nga kompania Enfora, ku shërbimi dhe përmirësimi janë të përfshira në mirëmbajtjen mujore.
- KASKO Plus kontribuon në reduktimin e kostos së karburantit, shërbimit dhe sigurimit të automjetit tuaj ose flotës së kompanisë tuaj.
- Ndërmarrja që do të instalojnë UNIQA GPS sistem do të kenë mundësi për rritje të kontrollit mbi flotën, përmirësim të produktivitetit dhe disiplinë në punë dhe parandalim të përdorimit të paautorizuar të automjeteve të kompanisë tuaj.
Dëshironi ofertë?
A keni ndonjë pyetje?
Dëshironi ofertë?
Ju lutem plotësojeni fushat e nevojshme, kurse ne do të llogarisim primin e policës dhe do t’ju dërgojmë ofertë në një afat të shkurtër kohor.
A keni ndonjë pyetje?
MBULIME
Aksidente rrugore
Rënie e objekteve të ndryshme
Zjarr
Shpërthim
Vjedhje dhe grabitje
PËRFITIME
- dinamika fleksibile e pagesave,
- zgjidhjen e shpejtë të praktikave të dëmeve,
- lirime të shumta që do të reduktojnë ndjeshëm primin e sigurimit,
- klientët besnikë që do të lidhin kontratë sigurimi kasko për një periudhë prej tre vjeçare përfitojnë pajisjen GPS falas, instalim falas dhe zbritje në abonim
- Nëse kontrata e sigurimit është e kontraktuar e pjesë të zbritshme, ekziston mundësia për blerjen e pjesës së zbritshme te sigurimi i xhamave të automjetit. Kjo do të thotë se dëmi i shkaktuar xhamave do të paguhet në vlerën totale.
Karakteristika të Kasko Plus
- Ndjekje direkt e një ose më shumë automjeteve në Republikën e Maqedonisë dhe / ose në mbarë botën
- Ndjekje direkt të shpejtësisë dhe vendit
- Raporte për vendet e vizitave, kohëzgjatja e secilës ndalese, konsumi i karburantit në bazë të konsumit mesatar, llogaritje e rrugës së kaluar dhe koha nga një vend në tjetrin ose për një periudhë të caktuar
- Njoftim për tejkalimin e shpejtësisë maksimale në rrugë, frenim të papritur dhe përshpejtim
- Njoftim për hyrje dhe / ose dalje nga një zonë e caktuar (Geofencing)
- Njoftim i pengesave për funksionimin e pajisjes GPS (prerja e kabllove).
PRODUKTE TË NGJASHME
Sigurimi Kasko i mjeteve motorike është sigurim i cili mundëson mbulimin e dëmeve te mjetit personal pa marr parasysh shkakun dhe fajtorin.
Me këtë lloj sigurimi mbulohet përgjegjësi për dëm që ka ndodhur, është i vlefshëm ose është nga veprimtaria e të siguruarit, nga posedimi i mallrave, nga marrëdhënia juridike ose nga një pronë e caktuar si burim rreziku, të përcaktuar në policën e sigurimit, domethënë në ofertën e sigurimit.
Ky sigurim kontraktohet në paketë me sigurimin e Autopërgjegjësisë, ku shoferi dhe bashkudhëtarët janë gjithashtu të siguruar.