#jetojmëmëmirësëbashku

Përshëndetje nga komuniteti për një jetë më të mirë!

Shumë gjëra po ndodhin. Ne punojmë shumë, ne e dashurojmë natyrën, ne rrisim fëmijë, ne vrapojmë nëpër maratona, ne gatuajmë me miqtë, studiojmë dhe marrim pjesë në klasa yoge. Ne jemi më të rinjtë e të gjitha kohëve dhe të rinjtë më luftues. Ne kërkojmë ndryshimin, dhe ndonjëherë ne e urrejmë atë! Por një gjë është e sigurt: ndryshimi është pjesë e jetëve tona..

Po, duhet forcë, Po, duhet guxim. Po, shpesh duhet kohë dhe durim për të ndryshuar në mënyrë aktive diçka. Dhe ndonjëherë kjo edhe të dhëmb. Por ne duam që t’ia dalim! Sepse gjithaçka që ne e ndryshojmë në mënyrë aktive do të na e shpërblejë gjithmonë në fund. Dhe në fund, ne e shkruajmë në CV-në tonë – më e MIRA jonë.

Specifikisht: e mira jonë e përbashkët. Sepse në UNIQA ne jemi komuniteti për një jetë më të mirë. Për ju, për të dashurit tuaj dhe për botën tonë. Ne e dimë se së bashku ne mund të arrijmë shumë më shumë, por për ta bërë këtë në fillim ne duhet ta fillojmë nga vetvetja.

Së bashku me guxim për një jetë më të mirë

A e keni zbuluar tashmë spotin tonë të ri UNIQA? Nëpërmjet fushatës me moton e re “jetojmë më mirë së bashku”, ne kërkojmë që të inkurajojmë njerëzit që të përballen me ndryshimet në mënyrë aktive për një jetë më të mirë.

Bota po ndryshon pandërprerë gjithnjë edhe më shpejt. Si një kompani sigurimi lider, UNIQA gjithashtu duhet të ndryshojë. Kjo fushatë qartëson më tej vizionin e programit UNIQA 3.0 për të ardhmen: Tani nuk është më vetëm çështja që ne të jemi aty për klientët tanë në rast dëmi. .

Me shërbimet dhe inovacionet e reja, UNIQA i shoqëron njerëzit në fazat e ndryshme të jetës së tyre për një jetë më të mirë.