Ne dhurojmë GJAK dhe shpëtojmë JETË

Dhurimi i gjakut, një mision kaq i rëndësishëm dhe fisnik, prej disa vitesh tashmë është kthyer në një traditë për “UNIQA Maqedoni”.

 

Nën moton “Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë”, i gjithë stafi i kompanisë dhuroi gjak për ti ardhur në ndihmë çdokujt që ka nevojë për të.

Të gjithë ne, familjarët apo miqtë tanë, kemi pasur nevojë në një moment në jetë për gjak.

Ndërkohë që grupe të tëra shoqërore si të sëmurët talasemikë apo të tjera kanë nevojë të vazhdueshme për gjak, ashtu siç kanë nevojë ata që ju nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale apo që pësojnë aksidente.

Qëllimi i këtij aksioni, ku po marrin pjesë i gjithë stafi i “UNIQA Maqedoni”, është një kontribut i përbashkët në dhurimin e gjakut, si akti më i lartë human. Dhe përmes shembullit tonë personal, të nxisim qytetarë dhe koorporata të tjerë në dhurimin e gjakut, për të ndihmuar në shpëtimin e jetës”.

 

 

DHURONI GJAK, BËHUNI HEROI I DIKUJT QË KA NEVOJË PËR JU!

 

UNIQA MAQEDONI, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Facebook
Twitter
LinkedIn