HUA nga polica për sigurimin e jetës
UNIQA Life A.D Shkup, në mënyrë që të plotësojë nevojat e klientëve të saj, mundësoi hua në vlerë jo më shumë se vlera e kthimit të policës për sigurimin e jetës me një normë interesi simbolike.
Dokumentacioni i nevojshëm
- Kërkesë për hua
- Deklaratë e noterizuar për vinkulim të policës
- Polica origjinale për sigurimin e jetës
- Kopje e xhiro llogarisë
Mundësia më e favorshme dhe më e mirë për hua:
- Normë e favorshme interesi
- Miratim i huas në rast kur nuk plotësohen kushtet standarde për miratim të kredisë bankare
- Shuma e huas nuk llogaritet në detyrimin kreditor të klientit
- Hua pa garant dhe garanci
- Në të njëjtën kohë sigurim i plotë
- Shpenzime administrative prej 150 denarë për shpenzime noteriale për Deklaratën
- Huaja miratohet në afat kohor prej një ditë pune.
Përfitimet shtesë
- Përfitim shtesë është që në situatën më të vështirë nuk keni detyrim për ta kthyer huan, sepse në atë rast UNIQA Life A.D Shkup do të aktivizoj vlerën e kthimit të Policës tuaj dhe me të përfundon edhe detyrimi juaj.
Dëshironi ofertë?
A keni ndonjë pyetje?
Dëshironi ofertë?
Ju lutem plotësojeni fushat e nevojshme, kurse ne do të llogarisim primin e policës dhe do t’ju dërgojmë ofertë në një afat të shkurtër kohor.
A keni ndonjë pyetje?
КАТАКТЕРИСТИКИ
Normë interesi simbolike
Miratim për një ditë pune
Pa garant
Në të njëjtën kohë siguri e plotë
Shpenzime të ulëta administrative
PËRPARËSI
Kushti i vetëm për miratim të huas është që të kenë kaluar 3 vite nga periudha e sigurimit dhe të jetë paguar primi i sigurimit për këto 3 vite.
Huaja miratohet në afat kohor prej një ditë pune.
PRODUKTE TË NGJASHME
Me programin KOMFORT, nëpërmjet një kursimi afatgjatë, investoni me mençuri në mbrojtjen tuaj dhe të familjes tuaj në rast të shfaqjes së sëmundjeve kritike, lëndimeve ose intervenimeve kirurgjikale.
Programi RIZIKO Ju mundëson siguri personale dhe familjare, përmes një shume të lartë sigurimi në rast të paaftësisë së përhershme, vdekje si pasojë e aksidentit dhe vdekje natyrale.
Askush nuk mundet me siguri të parashikojë të ardhmen e fëmijës tuaj, por tani ju mund të bëni që kjo e
ardhme të jetë më e bukur dhe më e lehtë.
Te ky produkt mjetet e klientit nëpërmjet fondit investohen në aksione në më shumë se 100 kompani të rangut të lartë botëror.