Zgjimi

Më 2 Prill, në ora 12 ora në „Јавна соба“ u hap premierë ekspozita e fotografive me ilustrime “Zgjimi”, dedikuar fëmijëve me sindromën Down dhe sëmundjeve të rralla.

2 Prill është Dita Ndërkombëtare kundër autizmit, një ditë e cila na kujton se ka njerëz rreth nesh të cilët nuk duhet t’i harrojmë dhe mënjanojmë nga proceset shoqërore, nga koha dhe hapësira që ata kanë nevojë dhe nga integrimi . Është koha për t’u zgjuar, por edhe për ta zgjuar dhe për ta tronditur këtë shoqëri të përgjumur, këshilluan organizatorët e këtij aktiviteti.

Ekspozita është pjesë e fushatës  me të  njëjtin emër “Zgjimi”  me iniciativë të Ançe Tufekçieva, nënë e një vajze me sindromën Down, themeluese dhe anëtare e Shoqatës  “Besimi” nga Strumica – Shoqëri për ndihmë dhe mbështetje për njerëzve me aftësi të kufizuara, Daniela Mirçeska, nënë e një fëmije me sëmundje të rralla dhe koordinator rajonal i “Qendrës Burimore për Ndihmën dhe Mbështetjen e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara”. Irena Mila dhe Elena Fidanovska – fotografë dhe aktivistë, ilustruese Verica Piperevska dhe sociolog Ivana Haxhievska.

UNIQA e mbështeti këtë fushatë, mori pjesë në eveniment dhe përgatiti surpriza të vogla për të gjithë fëmijët e pranishëm në këtë eveniment.

Facebook
Twitter
LinkedIn