Si një kompani sigurimesh që kujdeset për shëndetin dhe mirëqenien e klientëve dhe të punësuarve, në UNIQA MK pjese e SIGAL Insurance Group me krenari e shënuam Tetorin Rozë – muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Organizuam një panel-diskutim me gratë e kompanisë, i fokusuar në:
- rëndësinë e kontrollit të rregullt shëndetësor,
- histori personale dhe përvoja të ndara,
- ndërtimin e një kulture të kujdesit dhe mbështetjes në vendin e punës.
Me detaje rozë, biseda të hapura dhe këshilla profesionale, treguam se parandalimi është arma më e fuqishme.
Këshilla dhe konsulta shëndetësore falas gjatë tetorit
Si pjesë e angazhimit tonë për shëndetin, këtë muaj u ofrojmë të gjithë përdoruesve të sigurimit shëndetësor konsulta dhe këshilla falas nga profesionistë shëndetësorë, si një kujtesë se veprimi në kohë mund të shpëtojë jetë.
Shikoni disa momente nga ngjarja në fotot më poshtë
Kujdesi fillon nga ne. Së bashku në rozë. Së bashku më të forta.