Kanceri i gjirit: Faktorët me rrezik të lartë, si të vetëkontrolloheni me disa hapa të thjeshtë

Shumë gra kanë predispozitë të preken nga kanceri i gjirit, por zbulimi dhe trajtimi i tij në kohë përmirëson shkallën e mbijetesës së pacientëve.

Vetëdija e gjirit fillon që në momentin që ju mësoni se çfarë është normale për gjinjtë tuaj dhe nëse arrini të vëreni ndryshime sado të vogla në zonën e gjoksit.

Sipas ekspertëve të shëndetit, ndryshimet e zakonshme që gratë priren të përjetojnë kur bëhet fjalë për gjoksin janë dhimbjet e padurueshme, gjendër e enjtur në gji apo nënsqetull, rrjedhje konstantë nga thithkat, trashje të gjirit apo enjtje të dukshme.

Është tepër e rëndësishme të zhvillohet kontrolli nëpërmjet mamografisë herë pas here, sepse kanceri i gjirit jo domosdoshmërisht është gjenetik.

Faktorët me rrezik të lartë kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit janë të shumtë. Rreziku juaj për t’u prekur nga kanceri i gjirit do të rritet ndërsa rriteni. Përveç kësaj, faktorë të tjerë si menstruacionet para moshës 12 vjeç, moslindja ose lindja e një fëmije të parë më vonë në jetë, menopauza pas moshës 55 vjeç, marrja e terapisë së zëvendësimit të hormoneve për një kohë të gjatë ose të pasurit e afërm të afërt të diagnostikuar me kancer gjiri janë faktorë që duhen konsideruar.

Si bëhet vetëkontrolli  gjirit?

Filloni të qëndroni përpara pasqyrës dhe të inspektoni vizualisht gjoksin tuaj për çdo ndryshim në madhësi, formë apo strukturë të lëkurës. Kontrolloni për ndonjë gungë të dukshme në sipërfaqe. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe rreth zonës së thithkave apo nënsqetullave.

Përdorni mollëzat e gishtërinjve tuaj për të ndjerë butësisht çdo zonë të gjoksit dhe sqetullës. Filloni nga buza e jashtme dhe lëvizni drejt qendrës duke përdorur lëvizje rrethore. Kushtojini vëmendje çdo gungë ose nyje të fortë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indit të gjirit tuaj.

Nëse vëreni ndonjë gjë të pazakontë gjatë një vetëkontrolli, është e rëndësishme të konsultoheni me një profesionist të kujdesit shëndetësor për vlerësim të mëtejshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Këshilla për të parandaluar kancerin e gjirit

Duke theksuar se të qenit mbipeshë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Kjo ndodh për shkak se yndyra e tepërt e trupit mund të rezultojë në nivele më të larta të estrogjenit, një hormon që mund të stimulojë rritjen e llojeve të caktuara të qelizave të kancerit të gjirit.

Për ta parandaluar këtë, është e rëndësishme të ruani një peshë të shëndetshme përmes ushtrimeve të rregullta dhe një diete të ekuilibruar të pasur me fruta, perime dhe drithëra. Angazhimi në aktivitet fizik të rregullt jo vetëm që ndihmon në ruajtjen e një peshe të shëndetshme, por gjithashtu ul rrezikun e kancerit të gjirit në vetvete. Ushtrimi për të paktën 5 ditë në javë, ndihmon për të rritur imunitetin.

Gjithashtu, reduktoni duhanin dhe alkoolin për të mbajtur larg kancerin e gjirit dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj.

 

 

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn