Bagazhi i Humbur

Si të mos humbisni bagazhin gjatë udhëtimit tuaj!

Sigurisht, asgjë nuk është plotësisht e parandalueshme. Por nëse ju planifikoni një udhëtim, pse të mos përgatiteni për mundësinë më të mirë të mundshme!

 

 

Disa këshilla të thjeshta për të parandaluar humbjen e bagazhit tuaj.

 

  • Etiketoni bagazhin tuaj brenda dhe jashtë

Përpara se ta kontrolloni çantën, etiketoni atë brenda dhe jashtë. Bashkëngjitni një etiketë të fortë me informacionet tuaj: emrin, mbiemrin, emailin dhe numrin tuaj të telefonit. Etiketimi i çantave është pak i dobishëm për njerëzit që kërkojnë bagazhin tuaj të humbur, por shumë i dobishëm kur ju duhet t’i kërkoni ato.

 

  • Grisni etiketat e vjetra

Sigurohuni që të grisni çdo etiketë të vjetër, ngjitëse apo barkode nga bagazhi juaj  përpara se ta dorëzoni. Mos heqja e tyre nuk do të thotë se punëtorët nuk do të mund të gjejnë bagazhin e duhur, por pse të lihet vend për konfuzion.

 

  • Merrni parasysh GPS

Përdorimi i një GPS është një mënyrë gjithnjë e më e kërkuar për të gjetur bagazhin e humbur. Ka shumë pajisje të ndryshme të disponueshme, por në përgjithësi ato janë  pajisje të vogël dhe kanë një aplikacion smartphone përmes të cilit mund të gjurmoni çantat/bagazhin tuaj.
Duke ditur saktësiht se ku është bagazhi juaj mund ta ndihmojë linjën ajrore t’jua kthejë atë më shpejt.

 

  • Arrini në kohë (Check-in)

Nëse jeni i fundit që hipni në aeroplan, ka mundësi që bagazhet tuaja të jenë gjithashtu të fundit të ngarkuara, duke rritur shanset që ato të mos ngarkohen në kohë. Nëse keni pritur deri në minutën e fundit, çantat tuaja mund të mos arrijnë në depon e ngarkimit në kohë dhe ka mundësi që bagazhi juaj të mos ngarkohet.

 

  • Shkoni shpejt në zonën e marrjes së bagazheve

Ekziston gjithmonë mundësia që çanta juaj të vidhet qëllimisht nga karuseli i bagazheve, por më shpesh, çanta të ngjashme merren në rast aksidenti. Për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë, vazhdoni shpejt tek karulesi i bagazhit dhe shiqoni me vemendje kur çanta juaj të dalë nga rripi lëvizës.

 

  • Udhëtoni pa ndalesë ose me pushime më të gjata

Nëse qendroni mire financiarisht, fluturimi pa ndalesë në destinacionin tuaj është alternativa më e mirë për të mos humbur bagazhin! Nëse zgjidhni fluturimin me një ndalesë, merrni parasysh një fluturim që ka një kohë të mjaftueshme qëndrimi për ju dhe bagazhin tuaj për të arritur në kohë tek fluturimin lidhës (connecting flight).

Për fluturimet ndërkombëtare, rekomandohen dy orë kohë për të bërë lidhjen me fluturimin lidhës (connecting flight).

 

  • Nëse bagazhi juaj humbet, vonohet apo dëmtohet

Paraqisni menjëherë një kërkesë në departamentin e bagazheve të linjës ajrore nëse bagazhi juaj humbet, vidhet ose dëmtohet,. Kjo duhet të bëhet përpara se të largoheni nga aeroporti.

 

Për çdo rast, ju rekomandojm:

  • Gjithmonë sigurohuni ti mbani të gjitha sendet me vlerë në bagazhin tuaj të dorës (carry-on).
  • Bëni disa foto të shpejta të asaj që keni paketuar dhe si duket bagazhi juaj për referencë në rast se ju humbet.

Udhetojmë të sigurt së bashku!

 

Facebook
Twitter
LinkedIn