Asnjëherë mos jini 100% i bindur! Disa mënyra për ta mbajtur makinën tuaj larg akteve keqdashëse

Qindra dhe mijëra incidente kriminale regjistrohen përgjatë githë vitit lidhur me sigurinë e makinave. Në një kohë që shumë makina moderne vijnë me teknologji të re për t’i mbajtur ato të sigurta, ekzistojnë ende rrezikshmëritë për vjedhje.

Siguria duhet të jetë gjithmonë e parë, kështu që në këtë artikull mund të gjeni disa këshilla se si ta siguroni makinën tuaj nga këto akte keqdashëse.

1-Sigurohuni gjithmonë që makina juaj është e kyçur. Mund të duket si diçka elementare, por shpeshherë mbyllja e makinës nga distanca jua bën më të paqartë situatën. Gjithashtu shmangni lënien e makinës tuaj të hapur pa mbikëqyrje, qoftë edhe për një kohë të shkurtër.

2-Parkoni në vende të sigurta dhe që i njihni. Parkoni gjithmonë në parkingje makinash që arrijnë standardin e sigurisë. Gjithashtu më e mira që mund të bëni është të ktheni gomat mbi një bordurë.

3-Mbajeni makinën tuaj të pastër. Largoni gjërat më vlerë kur dilni prej saj, kështu që dëmi nuk do të jetë i madh.

4-Investoni në një bllokues të timonit. Diçka e tillë do t’ju japë më shumë siguri lidhur me makinën tuaj të parkuar.

5-Vendosni një kamerë. Një aparat fotografik me modalitet inteligjent parkimi do të ndizet vetë dhe do të fillojë regjistrimin kur zbulon ndonjë lëvizje dhe gjithashtu do të jetë një pengesë për kriminelët.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn