Futura
Askush nuk mundet me siguri të parashikojë të ardhmen e fëmijës tuaj, por tani ju mund të bëni që kjo e
ardhme të jetë më e bukur dhe më e lehtë.
Në cilën mënyrë mund të përdoret shuma e siguruar?
- pasi të mbushë moshën 18 vjeç – pas përfundimit të periudhës së sigurimit, personit të siguruar i paguhet shuma e siguruar rritur me shumën e fitimit të arritur deri atëherë;
- si pagesë mujore ose vjetore që mund të paguhet nga 4 deri 7 vitet e ardhshme (bursë studimi), e cila është rritur me shumën e fitimit të arritur deri atëherë;
- në rast martese (deri në moshën 25 vjeçare)- në qoftë se i siguruari martohet prej moshës 18 deri në 25 vjeç, shuma e siguruar rritur me shumën e fitimit të arritur deri atëherë , do të paguhet kur të ndodh rasti i sigurimit “martesë”.
Futura
Mbulime
- Kursim afatgjatë dhe mbrojtje financiare e fëmijës
Futura dhe shëndet
Mbulime
- Kursim afatgjatë dhe mbrojtje financiare e fëmijës
- Mundësi për sigurim shtesë (shpërblim ditor për qëndrim në spital si pasojë e sëmundjeve ose aksidentit, shpërblim fiks në rast të frakturave të kockave dhe kyçeve, ndërhyrje kirurgjikale)
Ju lutem plotësojeni fushat e nevojshme, kurse ne do të llogarisim primin e policës dhe do t’ju dërgojmë ofertë në një afat të shkurtër kohor.
Investim në të ardhmen e fëmijës
Kursim afatgjatë
Qëndrim në spital
Ndërhyrje kirurgjikale
Frakturë e kockave dhe kyçeve
Personit tuaj më të dashur dhurojini policën për sigurimin e jetës FUTURA, sepse në dallim nga dhuratat e tjera, kjo është e vetmja dhuratë e cila me kalimin e kohës e rrit vlerën e saj.
Kush dhe si mund të investoj?
– Investimi i mjeteve financiare mund të jetë i njëhershëm, mujor, tremujor, gjashtëmujor ose vjetor derisa fëmija juaj të mbush moshën 18 vjeç.
– Kur maturanti juaj do të mbush 18 vjeç dhe do të jetë i përgjegjshëm për marrjen e vendimeve për jetën, do të mund t’i përdorë mjetet të cilat i keni investuar më parë për të ardhmen e tij.
UNIQA Life në çdo moment është pranë fëmijës tuaj. Nëse njëri prej prindërve , i cili është kontraktues i sigurimit të fëmijës dhe ka policë për sigurimin e jetës në UNIQA Life, pëson aksident në të cilin humb jetën, UNIQA Life merr përsipër përgjegjësinë për të paguar primet e mbetur deri në vitin e fundit, me qëllim që të sigurohet pagesa e shumës së siguruar.
Planifikoni të blini banesë?
Mbrojeni kapitalin tuaj nga aksidentet, siguroni garanci në pagesë dhe mbrojeni familjen tuaj.
Askush nuk mundet me siguri të parashikojë të ardhmen e fëmijës tuaj, por tani ju mund të bëni që kjo e
ardhme të jetë më e bukur dhe më e lehtë.